Sociale Më shumë

Haxhibeti: Tregu rumun është shumë interesant për ne

Prej tvteuta15:48, 9 Janar 2017

Drejtori i Organizatës turistike të Ulqinit, Fuad Haxhibeti, në një intervistë për televizionin Teuta tha se përveç tregut tashmë të njohur polak, një vëmendje më e madhe duhet ti kushtohet edhe atij rumun.

Sipas Haxhibetit , Rumunia është një treg shumë i madh dhe me fuqi ekonomike e cila i përshtatet ofertës turistike të Ulqinit, prandaj duhet të punohet në një prezantim më të mirë në këtë vend. Ai njoftoi se këtë vit Organizata turistike do të marrë pjesë në panairin e Bukureshtit, dhe do të ketë si synim që ky treg në vitet e ardhshëm të jetë në të njëjtin nivel me atë polak.

 

  • 1

    Radio