Sociale Më shumë

Haxhibeti: Promovimi është kyç në tërheqjen e turistëve

Prej tvteuta16:29, 10 Dhjetor 2016

Drejtori i Organizatës turistike të Ulqinit Fuad Haxhibeti, tha për televizionin Teuta se interesimi i polakëve për të kaluar pushimet në Ulqin është gjithnjë e në rritje, çka e ka dëshmuar edhe vizita e stendës së tyre në panairin e Varshavës.  Sipas Haxhibetit, Ulqini i ka të gjitha potencialet e duhura për të tërhequr sa më shumë turistë nga ky vend, por nevojitet  një promovim më i mirë.

Ai tha se cilësia e plazheve, çmimet e leverdisshme dhe siguria , janë përparsitë kryesore të Ulqinit në krahasim me destinacionet e tjera, me të cilat mund të tërhiqen edhe turistë nga vendet tjera nga rajoni por edhe më larg. Haxhibeti njoftoi se me kontaktet e krijuara do të mundësohet edhe reklamimi i ofertës turistike në meidat polake, çka medoemos do të ndikojë në rritjen e numrit të tyre në sezonin e ardhshëm.

  • 1

    Radio