TURIZËM Më shumë

Haxhibeti: Presim 1milion e gjysëm fjetje

Prej tvteuta28 June 2017

Drejtori i Organizatës turistike të Ulqinit Fuad Haxhibeti tha për gazetën Dnevne Novine se këtë vit pritet një sezon më i mirë se vitin e kaluar, ku sipas projeksioneve ky insitucion pret rreth 1 milion e gjysëm fjetje, nga 1.1 milion që ishin një vit më herët. Në Ulqin këto ditë janë të regjistruar  7.500 turistë kryesisht nga Polonia, Çekia, Kosova , Bosnja dhe Serbia. Haxhibeti tha se qyteti këtë vit do të jetë më i pasur me 70 njësi të reja hotelerike , të cilat do të ngrisin në nivel më të lartë ofertën turistike të vendit.