Haxhibeti: Në Ulqin aktualisht pushojnë 31.000 turistë të regjistruar
Prej tvteuta09:53, 20 Korrik 2017
Drejtori i Organizatës turistike të Ulqinit Fuad Haxhibeti, tha për televizionin Teuta se në Ulqin aktualisht pushojnë rreth 31.000 turistë të regjistruar, kurse numri real me siguri është trefish më i lartë. Kjo shifrë tha Haxhibeti është në pothuajse në nivel me vitin e kaluar, me rritje prej 3%.
Ai shtoi se paradoksi qëndron në faktin se numri i turistëve të regjistruar nga Serbia është disa herë më i lartë se ai nga Kosova, çka tregon se puna e policiës në kalimin kufitar me Serbinë është më e rregullt në kërkesat për pagesën e taksës turistike. Sipas Haxhibetit, akoma nuk janë përpunuar të dhënat në lidhje me të ardhurat e taksës turistike, por pritet që grimbullimi i saj të jetë më i lartë se vitet e kaluara.