TURIZËM Më shumë

Haxhibeti: “Mbi 1500 turistë vizituan Ulqinin pë festa”

Prej tvteuta15:29, 3 Janar 2018

Si i ftuar në programin e mëngjesit të televizionit Teuta, drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Fuad Haxhibeti,  tha se  ishte i kënaqur me reagimin e publikut dhe qytetarëve për programin që u mbajt në qytetin tonë gjatë pushimeve të Vitit të Ri. “Vërehet që qytetarët janë të kënaqur me zbukurimin e qytetit, dhe pas kësaj qëndron një punë e madhe e disa të rinjve në qytetin tonë”, tha Haxhibeti.

Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë festave të Vitit të Ri, qytetin tonë e kanë vizituar mbi 1500 turistë , ndërsa vlerësohet se realisht numir ishte më i madh. “Nata e parë ka shkuar sipas planit, dhe i gjithë programi është realizuar në mënyrë të plotë, ndërsa spektakli i mbrëmjes ishin fishekzjarret e mrekullueshme nga muret e qytetit të vjetër. Për shkak të motit, për fat të keq, nuk kemi qenë në gjendje të finalizojmë programin e organizuar në mbrëmjen e dytë, dhe vokalistja e grupit Colonia, Indira Levak, do të marrë pjesë në manifestimin  “Ditët e turizmit”, “shton Haxhibeti. Më 8 janar, përfaqësuesit e Organizatës Turistike do të shkojnë në Panairin e Vjenës, ku ata do të jenë pjesë e delegacionit të Organizatës Nacionale të Turizmit. Hapja e pikës së vrojtimit në Mavrijan është planifikuar për në 20 janar.

  • 1

    Radio