Politikë Më shumë

Haxhibeti: Marrja e kredisë nuk varet nga rebalanci

Prej tvteuta09:55, 26 Dhjetor 2015

Kryetari i Kuvendit Komunal Fuad Haxhibeti, tha për Televizionin Teuta se në mbledhjen e kolegjiumit të klubeve të këshilltarëve, është rënë dakord që seanca të mbahet ditën e sotme në ora 12.00.

Në mbledhje, tha Haxhibeti, sekretari për financa Valdet Axhemoviq, bëri të qartë se marrja e kredisë nuk varet nga rebalanci i buxhetit, dhe se ajo mund të bëhet operative 3 ditë pas miratimit në Kuvend.

Deklaratat e Haxhibetit hedhin dritë mbi tentativën e kryetarit Fatmir Gjeka që rebalancin e buxhetit ta lidhë me marrjen e kredisë, me qëllim miratimin nga dera e pasme të shpenzimeve të  panevojshme të kabinetit.

  • 1

    Radio