Haxhibeti: Investimi në ujësjellës na kushton rreth 300.000 euro
Prej tvteuta15:36, 19 Dhjetor 2018
Ndërmarrja publike “Ujësjellës –kanalizime “ vazhdon me punimet në vendosjen e tubave përgjatë rrugës Ulqin-Krythë. Drejtori i kësaj ndërmarrje Fuad Haxhibeti, tha pë TV Teuta se punimet janë drejt përfundimit por kostoja për ndërmarrjen është mjaft e lartë. Sipas tij, këto dy vite punimet në instalimin e tubave përgjatë rrugës dhe investimet e nevojshme mund të shkojnë deri në 300.000 euro.