Haxhibeti: Deri tani 11 persona kanë inicuar ankesa ndaj veprimeve të policisë
Prej tvteuta17:11, 23 Qershor 2017
Avokati Gzim Haxhibeti konfirmoi për televizionin Teuta se deri tani janë 11 persona të cilët e kanë angazhuar në procesin e ngritjes së padive ndaj punonjësve të policisë për ngjarjen e të shtunës mbrëma, nga të cilët ka edhe të mitur.
Haxhibeti tha se për paditë ekzistojnë dëshmi të shumta dhe se tani çdo gë varet nga Prokuroria nëse do të vlerësojë se a ka pasur tejkalim të kompetencave apo jo.