Sociale Më shumë

Hatixhe Gjoni: Afati për dorëzimin e projekteve shtyhet deri me 7 dhjetor

Prej tvteuta12:43, 4 Dhjetor 2017

Komisioni për ndarjen e mjeteve organizatave joqeveritare ka shpallë konkurs publik për ndarjen e mjeteve për projektet e organizatave joqeveritare për vitin 2017.Afati i dorëzimit të aplikacioneve ka qenë i paraparë deri më datë 4 dhjetor.

“Meqenëse në sajtin e Komunës së Ulqinit shpallja e konkursit është publikuar me datën 7 nëntor,unë si kryetare e Komisionit kam sjellë vendimin që afati për dorëzimin e aplikacioneve të projektit të shtyhet deri me datën 7 dhjetor,ashtu siç është e paraparë me ligj.” i deklaroi televizionit Teuta kryetarja e Komisionit për ndarjen e mjeteve OJQ-ve lokale Hatixhe Gjoni.

Përndryshe të drejtë pjesëmarrjeje kanë organizatat joqeveritare të cilat deri në ditën e shpalljes së Konkursit janë të regjistruara në Mal të Zi, e që selinë e kanë në Komunën e Ulqinit.

Organizata joqeveritare aplikon me formën e përcaktuar të paraqitjes në Konkurs dhe formularin e projektit, i cili mund të merret në web-faqen e Komunës së Ulqinit (www.opstinaulcinj.com).

  • 1

    Radio