Sociale Më shumë

Hasanagiq arrestohet për mashtrim

Prej tvteuta10:17, 28 Gusht 2017

Blerim Hasanagiq nga Ulqini është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka mashtruar një shtetase ruse duke keqpërdorur emrin e prokurorit Faruk Resulbegoviq, shkruan Vijesti. Sipas akuzave të shtetases ruse Svetllana Tishaeva, Hasanagiq para dy viteve i ka premtuar asaj se do të intervenojë tek prokurori Faruk Resulbegoviq për të zgjidhur një problem ligjor të djalit të saj, në këmbim të 250 eurove.

Çdo gjë ka filluar kur të premten pasdite Tishaeva e ka paraqitur Hasangiq tek prokurori për mashtrim me vlerën e 10.000 eurove, pasi i është paraqitur asaj si pronar i platformës në Adën e Bunës, çka nuk ishte e vërtetë. Gjatë kësaj kohe ajo ka përmendur edhe rastin e para dy viteve kur Hasanagiq i ka premtuar favor për të ndëryhë në problemet e të birit, pasi asaj i ka thënë se ka raporte familjare me prokurorin Resulbegoviq. Policia pas ndëgjimit të të gjitha palëve ka vendosur masën e arrestit për Hasanagiq, duke marrë parasysh edhe veprat e mëparshme për të cilat është dënuar. Ky i fundit i ka mohuar akuzat duke u mbrojtur se është vetë  viktimë e mashtrimit, kurse prokurori Resulbegoviq nuk e ka komentuar ngjarjen.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio