Sociale

Sociale Më shumë

Haris Ajdareviq fitues i Maratonës së Pavarsisë

Prej tvteuta28 November 2016

Për nder të Ditës së Flamurit Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi , për të pestin vit me rradhë organizoi Maratonën e Pavarsisë Ulqin – Shkodër . Ky organizim i KKSH u mbeshtet nga Komuna e Ulqinit dhe Bashkia e Shkodrës. Ne maratonën me gjatësi 42 kilometra morën pjesë rreth 80 garues nga  Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, si dhe nga Serbia, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Kryetari i Keshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi , Genci Nimanbegu, përshendeti të gjithë maratonistët duke u uruar suksese në garën e tyre.  Kjo është një inicativë e shqiptarëve të diasporës të cilën do ta vazhdojmë, pasi sporti i bashkon  të gjithë, tha Nimanbegu. Maratonistët, në emër të Komunës së Ulqinit, i përshëndeti edhe kryetari i kuvendit komunal të Ulqinit Loro Nrekiq, si dhe nënkryetaria e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni. Para nisjes së garës ishin edhe edhe vetë maratonistët, përfaqësues të shteteve të tyre të cilet përshendetën njeri tjetrin, dhe në mënyrë vëllazërore u falenderuan për organizmin e kësaj maratone. 80 maratoniste u nisen drej qytetit te Shkodrës, aty ku edhe do të shpallej fituesi. Haris Ajdarviq, 18 vjecari  nga Novi Pazari zuri vendin e parë te maratones Ulqin Shkodër. Vendin e dyte e zuri Ilir Kellezi nga Korça i cili vrapoj 2 orë e 41 minuta e 44 sekonda. 23 vjecarja nga Serbia Teodora Simoviq zuri vendin e tretë. Në garën e barabartë me maratonistët meshkuj, ajo u shpreh e kenaqur për arritjen. Kryetaria e Bashkise se Shkodres Voltana Ademi per Televizionin Teuta u shpreh se  Bashkine e Shkodres dhe Komunen e Ulinit historikisht e ka bashkuar lidhja e perbashket e tradites, ne po perpiqemi qe ti forcojme edhe me shume ato. Shkodra, duke qenë pritëse e maratonës për këtë vit, kishte përgaditur një aktivitet kulturore, me kënge e valle shqipe.  Maratonistët u priten në koktejin e organizuar për ta, si u shpërblyen me cmime.