Rajoni/Bota Më shumë

Haradinaj: NATO ndali gjenocidin mbi popullin e Kosoves

Prej tvteuta17:16, 25 Mars 2019

Me rastin e njëzetvjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë, Kryeministri  Ramush Haradinaj i ka dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg. “Veprimi i vendosur i NATO-s para 20 viteve ndali aksionin gjenocidal mbi popullin e Kosovës. Ky intervenim u bazua mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Sot Kosova është shtet, i këtyre vlerave pa dallim dhe e vendosur në rrugën e integrimit euro-atlantik. Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s”, theksoi Haradinaj. Ai poashtu tha se janë  bërë 30 vjet prej kur  Serbia me forcën e tankseve në rrugë, suprimoi autonominë politike të Kosovës sipas së cilës Kosova ishte element konstituiv i Federatës Jugosllave. “Ishte një gjysëm lirie, e cila edhe si e tillë e pengoi regjimin shovinist të kohës. Populli i Kosovës në mënyrë paqësore me marshin dhe grevën e minatorëve, protestat e vazhdueshme të studentëve u përpoq ta senzibilizoj opinion e atëhershëm të brendshëm dhe të jashtëm, por fatkeqësisht në vend të reflektimit Serbia dërgoi tankse, ushtri e polici dhe në vend të mbrojtjes së të drejtave ofroi dhunë për popullin e Kosovës. Derisa në Beograd festohej me shampanjë “unifikimi i Serbisë”, rrugët e Kosovës u përgjakën nga vrasja e dhjetra protestuesve”, tha Haradinaj.

  • 1

    Radio