Sociale Më shumë

Hapja e pikave të reja kufitare me Shqipërinë është diçka e domosdoshme

Prej tvteuta16:27, 13 Janar 2018

Kalimet aktuale kufitare që lidhin Shqipërinë me Malin e Zi nuk ajnë në gjendje të përballojnë qarkullimin gjithnjë e në rritje në mes dy vendeve, sidomos në kalimin Sukubinë –Muriqan, prandaj hapja e pikave të reaj në këtë zonë, qoftë edhe sezonale,është diçka e domosdoshme, sidomos për zhvillimin e turizimit. Banorët e Shtojit, Shënkollit dhe Krajës, janë shumë të interesuar për hapjen e pikave të tilla, dhe disa prej tyre për televizionin Teuta kanë treguar edhe për iniciativa që kanë marrë në këtë drejtim.

Medina Cura nga shoqata “Kraja” thotë se hapja e kalimit Skje-Zogaj, do ta nxirrte këtë zonë nga izolimi si dhe do ta bënt më lehtë të aksesueshme për turistët. Në kët drejtim nuk duhet anashkauluar edhe rreziku i qarkullimit nëpër rrugën aktuale, në të cilën shpesh ndodhin rrëshqitje të gurëve, gjë që deri tani fatmirësisht ka kaluar pa pasoja.

  • 1

    Radio