Hapet zyra e Administratës tatimore në Tuz

Prej tvteuta09:52, 18 Shtator 2019

Dje u bë hapja e Administratës tatimore në Komunën e Tuzit, dhe më këtë rast u bë një takim mes kryetarit të komunës  Nik Gjeloshaj dhe drejtorit të Administratës tatimore  Miomir M. Mugosha. Gjatë këtij takimi, u konkludua se dega e re në këtë komunë do të kontribuojë në një koordinim më të mirë, cilësi më të mirë të shërbimeve dhe kontroll më efikas të rregullsisë së operacioneve të biznesit në Tuz. Gjithashtu u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit më të ngushtë mes administratës tatimore dhe  pushtetin lokal në Tuz, në ndërtim të nivelit më të lartë të diciplinës tatimore.

  • 1

    Radio