Aktuale Më shumë

Hapet solemnisht Urgjenca e rinovuar

Prej tvteuta11:14, 31 Mars 2023

Sot në Ulqin u bë hapja solemne e repartit të Ndihmës së Shpejtë (Urgjencës) , e cila u rinovua komplet në periudhën e kaluar.

Në ceremoni ishte prezent edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq , ministri i Shëndetësisë, Dragosllav Shqekiq, kryetari i Komunës, Omer Bajraktari, si dhe zyrtarë të tjerë të pushtetit lokal.

Abazoviq theksoi se  gjatë mandatit të ministrit Shqekiqit janë intensifikuar investimet në shëndetësi, dhe shprehu kënaqësinë që investimi përfundoi në kohën e planifikuar.

“Përgëzoj Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin për Ndihmë të Shpejtë Mjekësore dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore për një tjetër vepër të realizuar me sukses. Mali i Zi është në rrugën e duhur”, tha Abazoviq.

  • 1

    Radio