Hapet prokurimi publik për rrethrrotullimin te Komuna
Prej tvteuta13 March 2017
Komuna e Ulqinit ka shpallur prokurimin publik për ndërtimin e rrethrrotullimit në qendër të qytetit, me vlerën maksimale prej 310.000 eurove. Informacione më të hollësishme për këtë prokurim mund të gjenden në faqen zyrtare www.ujn.gov.me. Ndërtimi i këtij rrethrrotullimi pritet të lehtësojë qarkullimin e automjeteve në pjesën më të frekuentuar të qytetit, si dhe të shërbejë edhe si shetitore.