Hapet prokurimi publik për rikonstruktimin e rrugëve në Kala
Prej tvteuta09:49, 26 Maj 2017
Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit ka hapur dje me 25 maj prokurimin publik për rikonstruktimin e rrugëve në Kala, njoftoi nëpërmes një postimi në faqen facebook deputeti shqiptar Genci Nimanbegu.
Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Prokurimeve publike , vlera e këtij investimi është rreth 500.000 euro. Gjendja e rrugëve në qytetin e vjetër të Ulqinit ka kohë që shkakton pakënaqëesi te banorët e këtij lokaliteti, por edhe turistët e shumtë që e vizitojnë këtë atraksion turistik.