Hapet përsëri grykëderdhja e Bunës
Prej tvteuta17:01, 16 Gusht 2017
Grykëderdhja e djathtë e lumit Buna , e cila u mbyll para dy ditëve, është hapur sot përsëri me interevenimin e eskavatorit. Intervenimi erdhi pas takimit që u mbajt dje në Komunën e Ulqinit ku Dretoria e ujrave autorizoi Komunën dhe të Mirat Detare që të ndërmarrin masat emergjente. Drejtori i Drejtorisë së ujrave Damir Gutiq, për televizionin Teuta tha se intervenimet në lumin Buna duhej të ishin bërë më herët, por fatkeqësisht tenderi i vitit 2015 nuk ishte i sukseshsëm pasi nuk u paraqit asnjë ofertues. Ai siguroi se ky insitucion do të vazhdojë të merret me këtë çështje edhe në të ardhmen dhe se mund të pritet edhe hapja e tenderit të ri.
Kryteari i Komunës Nazif Cungu tha se pa autorizim nga Drejtoria e ujrave Komuna nuk ka kompetenca të merret me këtë çështje dhe shprehu besimin se në të ardhmen do të merren masa për ndërhyrje në rrjedhën e lumit. Xhaudet Cakuli, kryetari i bordit të të Mirave Detare, tha se ky fenomen që erdhi si pasojë e thatësirave, mund të përsëritet në të ardhmen dhe se Drejtoria e ujrave si insitucion kompetent duhet të gjejë një zgjidhje aftagjatë, pasi hapja e tanishme e grykëderdhjes është vetëm masë emergjente.