Sociale Më shumë

HAPET LINJA AJRORE TIVAT – STAMBOLL

Prej tvteuta23:22, 11 Qershor 2022

Linja ajrore turke ” Turkish Airlines” nisi sot fluturimet për destinacionin më të ri, i cili eshte aeroporti i Tivatit. Aeroplani i Turkish Airlines nga Stambolli me 150 pasagjerë, është ulur mëngjesin e sotëm, ku  filloi  linja ajrore midis dy qyteteve.
Në konferencë për media, Turkish Airlines paralajmroi se fluturimet për në Tivat do te jenë çdo të hënë, të enjte dhe të shtunë deri në muajin tetor.

Drejtori i Turkish airlines Bilal Ekshi tregon për Televizionin Teuta se është optimist për shtuarjen e destinacionit te aeroportit të Tivatit në Mal të Zi dhe se interesimi për bileta është shumë i madh.

Ministri i Investimeve Kapitale Ervin Ibrahimoviq shprehet se hapja e fluturimeve të Turkish Airlines edhe në Aeroportin e Tivatit ka domethënie të madhe për turizmin, për aeroportet, dhe se është një sinjal i mirë që sipermarrësit nga Turqia të shohin potencialin që Mali i Zi ka dhe te interesohen edhe për investime tjera.

 

  • 1

    Radio