Aktuale Më shumë

Hapet konsullata e Malit të Zi në Shkodër

Prej tvteuta16:00, 15 Dhjetor 2021

Ministri i Jashtëm malazez Gjorgje Radulloviq, në kuadër të një vizite dy-ditore në Republikën e Shqipërisë, mori pjesë dje në ceremoninë e hapjes së Konsullatës së Malit të Zi me seli në Shkodër, të kryesuar nga Konsulli e Nderit e Malit të Zi Sokol Hoxha.

Në ceremoni morën pjesë kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, përfaqësues të tjerë të lartë të pushtetit vendor të Shkodrës, përfaqësues të komunitetit malazez në Shqipëri, si dhe përfaqësues të mediave. Në fjalën e tij, ministri Raduloviq vuri në dukje se hapja e Konsullatës së Malit të Zi në Shkodër është një ngjarje e rëndësishme për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, veçanërisht në kuadrin e forcimit të marrëdhënieve ekonomike, tregtare, arsimore, kulturore dhe njerëzore. Hapja e konsullatës është pasqyrë e marrëdhënieve miqësore dhe e gatishmërisë për intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, tha Radulloviq.

 

Ademi theksoi se është e lumtur për faktin se rrjeti i konsullatës në Shkodër po zgjerohet dhe veçanërisht për faktin që këtë herë është konsullata e Malit të Zi fqinj dhe mik. Ajo shprehu gatishmërinë e bashkisë për të ndihmuar në përpjekjet e Konsullatës për përmirësimin e marrëdhënieve të Shkodrës me Malin e Zi, me fokus të veçantë në marrëdhëniet ekonomike.

  • 1

    Radio