Ekonomi Më shumë

Hapet hipermarketi Voli

Prej tvteuta15:06, 22 Qershor 2017

Sot në bulevardin Teuta u bë hapja solemne e hipermarketit të njohur “Voli”, i pari objekt i kësaj kompanie në Ulqin. Në ceremoninë solemne ishin të pranishëm pronari i kësaj kompanie Dragan Bokan sidhe zyrtarët e pushtetit lokal, kryetari i Komunës Nazif Cungu dhe kryetari i Kuvendit Loro Nrekiq.

Bokan tha se “Voli” ka për qëllim që klientëve nga Ulqini tu ofrojë shërbim dhe mall cilësor dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në përmirsimin e ofertës turistike. Ai falenderoi pushtetin lokal i cili në mënyrë ekspeditive ka siguruar marrjen e lejeve të nevojshme për hapjen e objektit. Kryetari Nazif Cungu tha se me miratimin e planit urbanistik të Fushës së Ulqinit janë krijuar mundësit për realizimin e investimeve të tilla, dhe shprehu besimin se në të ardhmen do të hapen edhe objekte të tjera të këtij niveli.

 

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio