Sociale Më shumë

Hapet çerdhja e fëmijëve në Ostros

Prej tvteuta12:04, 11 Shtator 2015

Në vitin akademik 2015/2016 në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” janë regjistruar 114 nxënës, nga ky numër në klasën e parë mësimin e vijojnë 12 nxënës, 2 më pak se një vit më parë.
Për herë të parë në historikun e kësaj shkolle fillon të punojë edhe çerdhja e fëmijëve që tubon fëmijët nga mosha 3 deri në 5 vjeç, ku vijojnë mësimin 18 fëmijë. Drejtori i këtij institucioni arsimor Beqir Berjashi shprehet se çdo vit është numri i nxënësve në rënie.
“Sa i përket kushteve mund të lavdërohemi, me një përkushtim dhe angazhim të madh ,si timin ,ashtu edhe stafit të mësimdhënësve, mund të jemi një model i mirë i funksionimit.
Sapo kemi nënshkruar marrëveshjen për riparimin e pullazit të shkollës, ishte kjo një ëndërr e imja,kështu që karrierën time si udhëheqës i këtij institucioni e përmbylli me sukses” u shpreh drejtori Berjashi para mikrofonit të televizionit Teuta.

  • 1

    Radio