Hapet ankendi per shitjen e tokes ne Pyllin e pishave

Prej tvteuta17:22, 22 Nëntor 2019

Komisioni per kryerjen e procesit per kalimin e te drejtes se pronesise se tokes ne token komunale, I formuar me daten 20 nentor nga Kryetari I komunes se Ulqinit Loro Nrekiq, ka shpallur te hapur sot ankandin pershitjen e tokes ne parcellat kadastrale te nje pjese ne pyllin e pishave, te parashikuar me vendimin e kuvendit komunal, te miratuar me daten 31 tetor te ketij viti. Kjo parcelle e cila ka siperfaqe prej 7.902  metra katrore, sipas vleresuesit Andrija Zvicer, cmimin fillestare te ankendit do ta  kete 3.552,000,00 euro. Ankendi do te jete I hapur deri me daten 4 dhjetor 2019, kur edhe do te hapen ofertat e mberritura,  thuhet nder te tjera ne thirrjen publike te nenshkruar nga kryetari I komisionit Pjeter Lulgjuraj.

  • 1

    Radio