Sociale Më shumë

Hana Cakuli: Kushtojani kohën familjes

Prej tvteuta20:24, 1 Prill 2020

Periudha e vetizolimit për disa është pjesa më e mirë sepse mund të kalojnë kohë me familjen e vet. Këngëtarja Hana Cakuli, në lidhje direkte në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” tregon se si kalon kohën me familjen e saj. Jetojnë në Mynih të Gjermanisë dhe që dy javë janë të vetizoluar, kurse kohën e kalojnë me aktivitete të ndryshme, si lojra për fëmijë dhe në punët shtëpiake. Ajo dëshiron që ulqinakët të ndërgjegjësohen dhe të rrespektojnë rregullat, të kalojnë sa më tepër kohë me familjen e vet, dhe ta shijojnë secilin moment.

  • 1

    Radio