Aktuale Më shumë

Han – Kthim në Kuvend përmes dialogut

Prej tvteuta09:56, 25 Shkurt 2017

Eurokomisari për zgjerim Johanes Han ka deklaruar se Bashkimi Evropian  e përcjell situatën në Mal të Zi,  dhe i fton të gjitha palët të jenë të përmbajtura. Ai konsideron se situate politike në Mal të Zi është mjaft delikate pasi opozita e bojkoton parlamentin por i cili nuk mund të quhet zgjidhje e qëndrueshme .

“Besoj se liderët politikë në Mal të Zi do të gjejnë kompromis dhe se përmes dialogut do të arrijnë marrëveshjen që opozita të kthehet në Kuvend. Kjo është ajo që presim ne dhe këto janë pritjet e popullit nga përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë demokratike”, ka thënë Han.

Ai zyrtarisht e ka vizituar Malin e Zi në muajin dhjetor të vitit të kaluar, dhe planifikon që së shpejti të takojë të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio