Halil Kastrati I dorezon celsat e shtepise se re familjes Rexhepi
Prej tvteuta27 May 2019

Shoqata bamirese ”Jetimat e Ballkanit” e kryesuar nga humanisti I madh Halil Kastrati, ne prag te Fiter Bajramit gezoi edhe nje familje ne Komunen e Ulqinit. Behet fjale per familjen e shtate anetareshe te Nezir Rexhepit me prejardhje nga Kosova dhe bashkeshortes e cila deri ne diten e djeshme jetonte ne kushte tejet te veshtira ne nje fshat te Katerkolles, ne munges te gjerave elementare per jete.
5 vajzat, bashke me prinderit e tyre, nuk mendonin se se shpejti do te dalin nga ajo rrenoje,por fale humanitetit I cili akoma dominon te populli, ata festen e Fiter Bajramit do ta presin ne shtepi te re me te gjitha paisjet e nevojshme shtepiake.
Ky realitet u be I mundshem fale iniciatives se shoqates bamirese “Jetimat e Ballkanit” dhe vete udheheqesit te saj Halil Kastratit I cili para disa koheve e vizitoi familjen Rexhepi dhe ju premtoi ndihmen e tij te parezerve per ndertimin e shtepise se re.
Keshtu edhe ndodhi. Pikerisht ne prag te bajramit kjo familje I fitoi celesat e shtepise dhe ne mes te loteve dhe gezimit te pafund falenderuan zoteri Kastratin per kete ndihmese te madhe te cilen e kishin endrruar gjithmone.
Zoteri Kastrati ju uroi shtepine e re dhe tha se ndihet shume I emocionuar duke I pare fytyrat e tyre te gezuara, duke theksuar se qellimi I tij eshte cdohere lumturia e familjeve. Ai poashtu falenderoi edhe imamin Astrit Nikaj I cili eshte angazhuar prej momentit te pare e deri me tani per tere aktivitetet qe kane te bejne me kete familje. Imami Nikaj tha se truallin ne te cilin eshte ndertuar shtepia perfshin mbi 2000 meter katrore dhe eshte blere me angazhimin e Bashkesise islame e cila ka grumbulluar mjetet nga Ministria per te drejtat e popujve pakic dhe popullata vendase, dhe ne vecanti falenderoi edhe imamin Rifat Jusufi per angazhimin tij dhe ndihmen ne realizimin e kesaj vepre te madhe humanitare.
Ne kete ceremoni te dorezimit te celesave I pranishem ishte edhe kryetari I Kuvendit te Komunes se Ulqinit Dr Ilir Capuni I cili familjes Rexhepi I uroi shtepine e re dhe e vleresoi shume larte humanizmin e shoqates “Jetimat e Ballkanit”.