Hajdukoviq: Opozita të shpall kandidatin deri në fund të muajit
Prej tvteuta16:38, 24 Shkurt 2018
Shkencëtari Dragan Hajdukoviq, njëri nga kandidatët potencial për zgjedhjet presidenciale, u ka bërë thirrje subjekteve politike të opozitës që deri në fund të këtij muaji të shpallin kandidatin e tyre për president, ose të japon dorëheqje kolektive. Ai në letrën e dërguar opozitës parlamentare thotë se kjo është obligim i tyre ndaj qytetarëve dhe të ardhmes së Malit të Zi.  Sipas Hajdukoviq, opozita duhet ta ketë të qartë që kandidati potencial nuk mund të jetë dikush që nuk respekton shtetin dhe pavarsinë e Malit të Zi.