Hajdinaga : Këtë periudhë të pandemisë e shrytëzuam për takime të jashtë vendit
Prej tvteuta18:48, 16 Shkurt 2021

Përkeqësimi i situatës epidemiologjike në Mal të Zi dhe gjetiu ka ndikuar pa dyshim edhe në organizimin e mirëfilltë të programit të organizatës turistike për shkak se pandemisë nuk i dihet fundi. Në këtë situatë janë anuluar edhe shumë panaire turistike.Drejtori i Organizatës turistike të Ulqinit ,Gëzim Hajdinaga shprehet se pa marrë parasyshë gjendjen aktuale kjo organizatë vazhdon të jetë prezente në takime të ndryshme.Me të hequr barriera e testeve ndaj kosovarëve nga ana e Malit të Zi, Hajdinaga ka vizituar Kosovën ku ka pasur disa takime me kryetar të komunave si dhe drejtues institucioneve të ndryshme publike.
Me ftesë te Unionit Turistik shqiptar gjegjësisht drejtorit Rrahman Kasa , ne vijim te traditës 16 vjecare për promovimin e destinacioneve me potencial turistik të trevave shqiptare, Hajdinaga ishte prezent në aktivitetin festiv që u organizua në Vlorë.
Organizata Turistike e Ulqinit u shperblye me mirënjohje për kontributin e dhënë për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në bashkëpunim me Unionin Turistik Shqiptar për promovimin e turizmit dhe ndihmeseën e komunitetit të biznesit të turizmit në Shqipëri dhe Mal të Zi.
Hajdinaga shpreson që të zbutet situata e krijuar nga pandemia, dhe të jenë prezent në panairet e mëdha në Moskë,Vjenë dhe Beograd.