Hajdinaga: ambientet janë dezinfektuar, çdo gjë gati
Prej tvteuta19:01, 26 Gusht 2021
Në shkollën fillore Marshali Tito thonë se janë gati për fillimin e procesit mësimor, sipas udhëzimeve nga Ministria e Arsimit lidhur me respektimin e masave epidemiologjike.  Edhe pse stafin e pret një përgjegjësi e madhe, drejtoresha Feride Hajdinaga shpreh besimin se profesionaliteti i tyre do të tregohet edhe në këtë rast.
Sa i përket vaksinimit të të punësuarve në këtë kolektiv, sipas vetë drejtoreshës, ai është shumë më i lartë se mesatarja në nivel vendi, dhe nga kontaktet me ta besohet së të vaksinuar janë mbi 80% e tyre.