Hahn: E ardhmja e Kripores varet nga zgjidhja e çështjes së pronësisë

Prej tvteuta16:59, 14 Shtator 2019

Kriporja e Ulqinit dhe problemi i pronësisë së saj janë në vëmendje të Komisionit Evropian, dhe vendimi për këtë do të orientojë edhe të adhmen e saj, është përgjigjur komisioneri evropian për zgjerim Johanes Hahn, në pyetjet e disa organizatave ambientaliste evropiane.Hahn vlerësoi se problemi i pronësisë dhe fakti që Kriporja është në menaxhim nga një kompani e  falimentuar largon investitorët potencial. Kriporja e Ulqinit është shpallur park natyror dhe regjistruar në listën Ramsar të lokaliteteve me rëndësi të veçantë, por akoma nuk ka një vendim nga Këshilli i privatizimit në lidhje me pronësinë e saj.

  • 1

    Radio