Sporti Më shumë

Haalandi realizon “hat-trick” tjetër

Prej tvteuta11:36, 19 Mars 2023

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka vazhduar me formën e lartë. Haaland ka realizuar tre gola, ndërsa Manchester City po fiton 6:0 ndaj Burnleyt në FA Cup të Anglisë.
Haaland realizoi golat në minutat 32, 38 dhe 59, para se të zëvendësohej nga Cole Palmer në minutën e 63-të. Dy gola i ka realizuar Julian Alvarez (62’ dhe 73’) dhe një Cole Palmer (68’).

Haaland 22-vjeçar në mesjavë shënoi pesë gola në fitoren 7:0 të Manchester Cityt ndaj RB Leipzigut në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Haaland në Premier League ka realizuar 28 gola e asistuar pesë tjerë në 26 ndeshje. Në Ligën e Kampionëve i ka shënuar dhjetë gola në gjashtë ndeshje. Një gol e ka në League Cup e tre gola në FA Cup.

  • 1

    Radio