H. Murati: Duhet të na lirojnë nga obligimi i qirasë
Prej tvteuta16:21, 13 Gusht 2020

Në komunën e Ulqinit pasojat e krijuara nga Covid 19 janë katastrofale, sidomos pasi veprimtaria kryesore e banorëve tëqytetit është turizmi.
Hajdar Murati, pronar i plazhit MCM shprehet se pa dyshim që është një sezon i dështuar, me pasoja të paimagjinueshme në financa.Edhe përkundër gjendjes aktuale në këtë plazh janë të punësuar rreth 20 punëtor,për të cilët duhen siguruar të ardhurat mujore. Në këtë aspekt nga Qeveria e Malit të zi mbulohen 70% të rrogës minimale përfshirë edhe kontributet,por kjo nuk zgjedh problemet e krijuara ,duke menduar këtu në minuset që grumbullohen çdo ditë.
Kurë është në pyetje pazari ditor ai është goditur rëndë. Në krahasim me vitin e kaluar, sipas Muratit, pazari ka rënie rreth 90-95%
Sa i përket përmirsimit të situatës, Murati nuk është optimist pasi siç shprehet ai ,jemi diku në mesin e muajit gusht I cili çdo vit pothuajse ka qenë I rezervuar për diasporën . Murati thotë se edhe nëse hapen kufijtë nuk llogarit në ndonjë fluks të madh të mysafirëve pasi rrethanat e krijuara nga pandemia në rajon ,obligojnë vetëizolim dhe testim të rregullt .