Opinion Më shumë

H. Hajdari: Nëntori dhe shqiptarët

Prej tvteuta14:04, 28 Nëntor 2019

Jemi në Nëntor. Shqiptarët, padyshim, kudo që janë festojnë ditën më të madhe të kombit, 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar.Këtë ditë duhet të ndërojmë, parasegjithash, sakrificën sublime të të rënëve të popullit shqiptarë  në të gjitha kohërat, të qindra e mijëra djemve dhe vazave, burrave dhe grave, që u flijuan, që ne shqiptarët të kemi shtetin e lirë e të pavarur, të përgëzojmë  me flamurin tonë kombëtar, me te të identifikohemi para të gjithë botës, se ka dhe jemi shqiptarë.

Jemi në nëntor, vijmë nga nëntori, presim e shkojmë në nëntor.Ky është muaji më përcaktues i simbolikës sonë  historike e cila vazhdon, nëntor pritet…Çdo shqiptarë, besoi, se e ka për nderë të mësojë për nëntorin që shkoi, për nëntorin që jemi, për nëntorin që ndoshta po vjenë. Dhe prandaj po i përkujtoj disa nga datat e ndritura të këtij muaji.

* Më 28 Nëntor të vitit 1443, Skenderbeu çliroi Krujën dhe ngriti lartë flamurin më të vjetër të Europës, flamurin kuq e zi, nderësa në nëntorin e vitit 1462, Pal Engjelli shkroi Formulën e pagëzimit, datë historike e shkrimit shqip;

* Më 1 nëntor të vitit 1878 në Dibër të Madhe u mblodh Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i cili kërkoi autonomi administrative për të gjitha trojet shqiptare, nderësa më 1 Nëntor të vitit 1908 në qytetin e lashtë shqiptarë të Manastirit u mbajt Kongresi për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe;

* Më 28 Nëntor të vitit 1912, në Vlorë, nën kryesin e Ismail Qemalit, u ringrit Flamuri Kombëtar i Skenderbeut dhe botërisht shpallet shteti i pavarur shqiptar;

* Më 28 Nëntor të vitit 1944 nga Shkodra dhe mbarë territoret shqiptare u larguan pushtuesit fashist, nderësa më 8 Nëntor 1968, shqiptarët nga të gjitha trojet etnike shqiptare në ish-Jugosllavi u ngriten ne demostrata të fuqishme e masive kundër padrejtësirave shekullore të krijuara nga pushteti serb; Më 25 Nëntor 1972, në Tiranë u mbajtë Kongresi Kombëtar për Unifikimin e Gjuhës Shqipe;

* Në muajin nëntor 1990 filloi lëvizja e madhe e studentëve, minatorëve, qytetarëve dhe intelektualëve për demokraci, për përmbysjen e regjimit diktatorial komunist në Shqipëri;Po në nëntor 1990, era e demokracisë dhe identitetit kombëtar i kaploi zemrat e mendjen e shqiptarëve etnik në Mal të Zi, filloi fushata e parë elektorale për zgjedhjet e para pluraliste;Në Vatikan, më 27 nëntor 1994, Papa Gjon Pali i II-të shuguroi Kardinal, Imzot Mikel Koliqin;

* Në nëntor 2000, Kuvendi i Malit të Zi aprovoi Ligjin për përdorimin e simbolëve kombëtare dhe kështu flamuri i Skenderbeut u rikthye në trojet etnike shqiptare në Mal të Zi, në Ulqin, Anë Të Malit, Krajë, Malësi, Rozhajë, Plavë e Guci. Përdorimi i flamurit ishte restriktiv, ai nuk valonte i lirë në të gjitha institucionet publike. Shqiptarët kërkonin një nëntor tjetër, shpresonin….

Dhe përseri histori. Flamurmbajtësi shqiptar, në një ditë manifestimi në Krajë, e banuar 100% me shqiptarë, denohet me para dhe debohet nga Mali i Zi?! Fajësohet për prishjen e rendit dhe qetësisë publike! Mungon ligji, thanë! Shqiptarët mbetën të habitur, u ndien të gunjëzuar. Kranjanët mbetën të zhgenjyer dhe pyesnin? Po pse vetëm në Krajë të denohet flamurmbajtësi i cili vite me radhë, me veshjën e bukur kombëtare valvitete krenarisht  flamurin kuq e zi në të gjitha trojet shqiptare, por edhe në Krajë! Kujt ia prishi qetësinë publike? Kranjanëve? Jo,jo! Ata e duan flamurin kombëtar. Jo sot, por që kur mësuan për ngritjen e tij të parë në trojet shqiptare. Kur me 14 janar 1914, në Kalanë e Shkodrës për herë të parë u ngit flamuri shqiptarë, Kranjanët vendosën që patjetër në Rozafa të marrin pjesë nga një mashkull për çdo shtëpi !. Dhe, vërtetë, ashtu vepruan! E pra ata nuk kanë përse t’a urrejnë flamurin, prania e tij nuk ju prishë as rendin e as qetësinë. Flamurin ju u lanë amanet të parët e tyre.

Nëntori vazhdon e vazhdon. Është prezent edhe këtë vit. Këto ditë mësova se Qeveria apo Kuvendi i Malit të Zi kishte miratuar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për simbolet kombëtare. Thuhet se tani më ai do të valojë më lirshëm se gjer me tani, për faktin se, si thuhet, do të mund të vënodoset edhe në të gjitha institucionet publike në vendbanimet shqiptare në Mal të Zi. Flamurmbajtësi, mbase, nuk do të denohet më.

Po nëntori është i madh, ai po kalon një rrugë të stërgjatur, është nisur, do të vijë….

Skenderbeu është gjallë, ai rron e mbretëron. Ai kishte porositur shqiptarët: “ Shtini duart në brez shoqishoqt, që të mbani njëri tjetrin, mos t’u hyjë dikush në mes e të mos u çajë bota”. Ah, sa domëthënse është kjo porosi, sot e përgjithmon. Shqiptarët në Mal të Zi, sot, kanë më shumë se kurr nevojë të jenë të bashkuar.

A ka fund nëntori? Shqiptarët shpresojnë, sigurisht. Por gjithësesi këtë nëntor t’a festojmë të gjithë sëbashku me denjitet e më një gojë të këndojmë “ RRETH FLAMURIT TË BASHKUAR…” Pra Gëzuar 28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar

  • 1

    Radio