Sociale Më shumë

Gutiq: Në dhjetor fillojnë punimet në pastrimin e deltës së Bunës

Prej tvteuta16:40, 20 Nëntor 2017

Kompania Cijevna komerc është shpallur ofertuesi më i volitshëm për hapjen e grykëderdhjes së djathtë të lumit Buna, dhe punimet do të fillojnë për 10 ditë, ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë së Ujrave Damir Gutiq për Vijesti.

Pas hapjes do të shpallet edhe tenderi për shitjen e rërës, kurse në dhjetor do të fillojnë punimet për pastrimin e deltës së Bunës, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i ujit, njoftoi Gutiq. Grykëderdhja e djathtë është mbyllur përsëri pë të treten herë brenda një viti, si pasojë e mungesës së reshjeve.

  • 1

    Radio