Sociale Më shumë

Grushti i shtetit: Prokuroria zgjeron hetimet

Prej tvteuta2 February 2017

Bazuar në të dhënat e reja të mbledhura nga Prokuroria Speciale për krim të organizuar, në ditët e ardhshme do të zgjerohet hetimi për planifikimin e sulmeve terroriste në Mal të Zi, me persona për të cilët ekziston dyshim i bazuar se ishin të përfshirë në krijimin e një rrjeti logjistik për veprim në natën e 16 tetorit. Sipas gazetës Pobjeda , në listën e prokurorit Milivoje Katniq ndër të tjerë do të përfshihen Ananije Nino Nikiq dhe Mihailo Çagjenoviq. Detaje të reja në hetimin e Prokurorisë Speciale tregojnë se Nikiq dhe Çagjenoviq, kanë qenë në kontakt me njerëz të cilët ishin të përfshirë në mënyrë të tërthortë ose drejtpërdrejt – në organizimin e grupit, planet e të cilit u penguan nga veprimi i policisë dhe arrestimit më 15 tetor, një ditë më parë zgjedhjeve  parlamentare në Mal të Zi.