Aktuale Më shumë

Gruevski: Na votoni me 63 deputetë ose kryeministri do jetë shqiptar

Prej tvteuta09:57, 3 Dhjetor 2016

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski mbrëmë nga Manastiri kërkoi 63 deputetë, që ti rezistojë presioneve nga partitë shqiptare.“Më 11 dhjetor çdokush që dëshiron të përfundojë kjo krizë dhe dëshiron qeveri stabel, duhet të dalë dhe ti japë mbështetje koalicionit tonë me fitoren e 63 deputetëve.

Ka edhe një arsye tjetër, dhe kjo është se BDI thotë se nëse VMRO nuk ka deputetët e mjaftueshëm, atëherë për tu krijuar qeveria kusht do të jetë që propozimi për kryeministër të jetë nga BDI dhe PDSH.Prandaj shumë nuk duan që VMRO të fitojë 63 deputetë, por megjithatë është e nevojshme votimi masiv për fitoren e VMRO-DPMNE”, theksoi Gruevski

  • 1

    Radio