Aktuale Më shumë

Gruevski bën thirrje për mobilizim kundër gjuhës shqipe

Prej tvteuta09:47, 27 Shkurt 2017

Kryetari i VMRO-së, Nikolla Gruevski, përmes një statusi në profilin e tij zyrtarë të Facebookut ka vazhduar me thirrjet e tij për mobilizim në mbrojtje të Maqedonisë dhe kundër ligjit për gjuhën shqipe dhe Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare. Ai shkruan se kur sulmohet shteti vetëm populli mundet ta mbrojë, këtë sipas tij nuk mundet ta bëjnë politikanët, sidomos kur disa janë në anën që shteti të ndahet.

Gruevski shkruan se dygjuhësia në Maqedoni është vetëm qëllimi dytësor, pas dygjuhësisë do të nisin përgatitjet për kantonizimin e Maqedonisë hap pas hapi. Madje ai shkruan se shteti ishte duke funksionuar normalisht derisa nuk u sulmua nga qendra të fuqishme nga jashtë. “Nëse partitë shqiptare e sjellin në pushtet LSDM-në ne jemi të gatshëm ta mbështesim si qeveri e pakicës me deputetët tonë nëse LSDM-ja heq dorë nga gjuha shqipe dhe platforma e Tiranës”, shkruan Gruevski.

  • 1

    Radio