Sociale Më shumë

Green Home: Liqeni Shkodrës po rrezikohet nga devastimi

Prej tvteuta16:02, 2 Shkurt 2017

Liqeni i Shkodrës po kërcënohet nga shkatërrimi i përhershëm për shkak të ndërtimit të paplanifikuar dhe të zhvillimit të paqëndrueshëm hidroenergjetik, thonë nga organizata jo-qeveritare “Green Home”. Drejtoresha e kësaj organizate, Natasha Kovaçeviq, vuri në dukje se vendi Liqeni i Shkodrës është zone e Ramsarit  dhe një nga liqenet më të bukur në Ballkan, si dhe shtëpi për 280 lloje të zogjve dhe shumë lloje endemike të bimëve dhe kafshëve.

“Trendet e planifikimit dhe zhvillimit të paqëndrueshëm në zonën e Liqenit të Shkodrës janë shqetësues”, tha Kovaçeviq në një deklaratë për Ditën Botërore të Kënetave. Sipas saj, plani për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin  Moraça  i cili parasheh tetë hidrocentrale, qeveria është duke  e mbajtur “nën vellon e fshehtësisë.”

Ajo tha se qeveria e Malit të Zi duhet ta parandalojë këtë devastim duke deklaruar një moratorium për ndërtimin në zonën e liqenit dhe të përcaktojë kufizime të rrepta në lidhje me mbrojtjen e biodiversitetit, peizazhit dhe ekonominë e popullsisë lokale, të cilët kryesisht jetojnë nga peshkimi dhe turizmi tradicional.

  • 1

    Radio