Aktuale Më shumë

Grboviq: “Për shtatë muajt e parë, rritje të të ardhurave prej 32.57%, deri në fund të shtatorit synohet të mblidhen sa më shumë fonde”

Prej tvteuta15:07, 16 Gusht 2022

Shërbimi i parkingut Ulqin është ndër ndërmarrjet e pakta në komunën e Ulqinit që funksionon pa probleme financiare dhe të tjera, edhe pse është një ndërmarrje relativisht e re. Në krye të këtij shërbimi nga koalicionit “Fillimi i Ri” është emëruar së fundmi anëtari i koalicionit Amill Grboviq, i cili në intervistën e parë ekskluzive për TV Teuta ka folur për gjendjen e kësaj ndërmarrje, e cila këtë vit ka shënuar rritje të ndjeshme të të hyrave.

“Mund t’ju them se për sa i përket situatës financiare, në shtatë muajt e parë të vitit 2021 kompania jonë ka realizuar të ardhura pak më shumë se 194 mijë euro dhe të dhënat që kemi për periudhën krahasuese të këtij viti janë se janë realizuar të hyrat prej 257,527 euro, që është një trend i rritjes prej 32.57%, kështu që pres që ky trend të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. Synimi ynë është të mbledhim sa më shumë mjete deri në fund të shtatorit, në mënyrë që të sigurojmë stabilitet të biznesit për periudhën e ardhshme”, tha Grboviq.

Dhe ku ka para, ka edhe investime. Të paktën kështu duhet të jetë, megjithatë jo gjithçka varet ekskluzivisht nga Shërbimi i Parkingut, por edhe nga planet e komunës. Ai ka idenë, por edhe vullnetin, por sa realiste është e gjithë kjo?

“Është ende herët për të thënë, por Shërbimi i Parkingut është i gatshëm dhe do të jetë proaktiv ndaj autoriteteve komunale kur të përgatiten investime kapitale, për të përfshirë në buxhetin e vitit të ardhshëm ndërtimin e parkingjeve të reja në formën e garazheve. “, ka thënë ndër të tjera Grboviq.

Pa bashkëpunim me Policinë Komunale, as funksionimi i Shërbimit të Parkimit nuk mund të funksionojë plotësisht. Megjithatë, pavarësisht kapaciteteve të reduktuara të personelit, barrierat u hoqën në seksionin nga rrethrrotullimi në Bulevardin Skënderbej deri në plloçë.

  • 1

    Radio