Sociale Më shumë

Gratë të kujdesën për veten, pastaj për të tjerët

Prej tvteuta16:20, 25 Nëntor 2017

Me rastin e 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave dhe fëmijëve, Forumi i Gruas i Partisë Socialdemokrate në Ulqin, organizoi një ligjëratë mbi këtë fenomen shoqëror. Leksioni u mbajt nga Hatixha Nelaj, drejtoreshë e telefonit SOS në Ulqin, i cila foli për problemet me të cilat ballafaqohen gratë që vuajnë nga dhuna në familje. Kryetarja e Forumit të Grave të Partisë Socialdemokrate për Ulqinin, Merita Subashiq Shabanoviq, tha se gratë kanë nevojë për edukim se si ta trajtojnë dhunën në familje.

Nënkryetarja e Forumit të Gruas të kësaj partie në Podgoricë, Ollga Kalugjeroviq, u kërkoi grave të raportojnë çdo formë të dhunës kundër tyre, dhe kujtoi se roli i gruas është mi i rëndësishmi. “Mesazhi im për gratë është se në vend të parë ata duhet të kenë veten, dhe pastaj fëmijët dhe burrin. Vetëm atëherë ato do të jenë në gjendje të vendosin për veten dhe jo të vendosë dikush tjetër “, tha Kalludjeroviq.

  • 1

    Radio