“Gratë e Tivarit” i ndihmuan bamirësit nga Ulqini
Prej tvteuta15:29, 15 Janar 2019
Që veprat e mira dëgjohen larg e dëshmon historia e grave dhe bamirësve nga Ulqini, të cilët janë temë kryesore në qytetin tonë, por edhe më gjerë. Veprat humanitare të qytetarëve tanë u dëgjuan edhe  në Tivar, dhe sot ata  u vizituan nga gratë e shoqatës “Gratë e Tivarit. “Kjo është vetëm një ndihmë e vogël, sepse e dimë se sa e vështirë është mbledhja e ndihmave për ata që kanë nevojë”, tha kryetarja e kësaj shoqate , Ljiljana Vujoviq. Vullnetarët që punojnë çdo ditë marrin ndihmë dhe ushqim nga bashkëqytetarë të shumtë, organizata dhe furnizues që e kanë njohur rëndësinë e këtij aksioni, nga cili ushqen me dhjetëra qytetarë të Ulqinit. Përveç vakteve, vullnetarë të shumtë gjithashtu shpërndajnë asistencë në formë të veshjeve, druve të zjarrit dhe produkteve të higjienës për familjet që janë në kushte të dobëta materiale.