Sociale Më shumë

Grabitet “Prva Banka”, në pranga dy persona

Prej tvteuta16:26, 13 Mars 2017

Filiali i Prva Bankës në Berane  është grabitur në mëngjesin e ditës së sotme. Dy grabitës, të cilët nga banka  morën 150 mijë euro, u arrestuan në Rozhajë në më pak se një orë. Nga Drejtoria e Policisë  kanë njoftuar  se banka është  grabitur në mëngjes rreth orës  rreth 9:20,  ndërkaq policia  Beranes, në bashkëpunim me kolegët nga Rozhaja,  me një aksion të shpejtë, dhe në afat të shkurtër kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit, tek të cilët u gjetën edhe paratë. Personat me inicialet M.M (19 vjeç), dhe F.M. (18 vjeç) nga Beogradi, janë  të dyshuarit të  cilët të maskuar dhe duke i  kërcënuar me armë  punonjësit  e bankës  , kanë vjedhur paratë nga sefi. Të dy personat e arrestuar do të paraqiten para Prokurorisë së Lartë në Biello Polje me akuzën e grabitjes me dhunë.

  • 1

    Radio