Sociale Më shumë

Gorana: Unaza do të lirohet për qarkullim para Vitit të Ri

Prej tvteuta16:46, 26 Dhjetor 2017

Sekretari për Veprimtari Komunale në Komunën e Ulqinit Mustaf Gorana, tha për Televizionin Teuta se për shkak të disa problemeve që kontraktuesi ka pasur me mungesën e skicave për tubacionet endryshme që kalojnë në këtë zonë, kryerja e komplet punimeve nuk është arritur të bëhet para Vitit të Ri siç ishte planifikuar.

Ai tha se punimet janë duke u përfunduar dhe se unaza do të hapet për qarkullim para Vitit të Ri, por betonimi i saj do të bëhet pas festave të fundvitit.

 

 

  • 1

    Radio