Gorana : Rrugës 23 i kthehet ndriçimi publik pas 30 viteve
Prej tvteuta27 October 2017
Pas 30 viteve në rrugën 23 të qytetit të Ulqinit e cila lidh bulevardin Gjergj Kastrioti Skenderbeu me rrugën e Kosovës ,është vendosur ndriçimi publik. Ky është projekti i parë me ndriçim LED në qytetin e Ulqinit, e cila karakterizohet me një shpenzim të ulët dhe faktor të lartë ndriçimi, çdo llampë shpenzon vetëm 25Wat. Sekretari për Veprimtari Komunale dhe mbrojtjen e ambientit Mustafë Gorana u shpreh për Televizionin Teuta se në bazë të programit për rregullimin hapsinor është e paraparë që të bëhet rekonstruimi i kësaj rruge si dhe ndriçimi publik. Si fazëe parë është realizuar projekti i ndriçimit publik i cili ka kushtuar 8800 euro, ndërsa pjesa e dytë , pra rekonstruktimi i rrugës pritet që të realizohet vitin e ardhshëm.