Sociale

Sociale Më shumë

Gorana: Punimet në rreth do të intesifikohen

Prej tvteuta24 October 2017

Sekretari për veprimtari komunale Mustaf Gorana, tha për televizionin Teuta se me ardhjen e tubacioneve të kërkuar nga kontraktuesi në ditët në vijim do të vijë edhe deri te intensifikimi i punimeve në ndërtimin e rrethit. Sa i përket problemeve eventuale, Gorana tha se ato deri tani janë të vogla dhe kryesisht kanë të bëjnë me pozicionimin e rrjetit të ujit dhe kanalizimit.  Ai shprehu sigurinë se ndërtimi i rrethit do të përfundojë në afatin e caktuar deri në fund të vitit.