GORANA: PROBLEM I DEPONISË INERTE DO ZGJIDHJE TË MENJËHERSHME

Prej tvteuta10:35, 29 Mars 2019

 Mungesa e Deponisë  inerte është problem tash dy  vite në Komunën e Ulqinit. Në bazë të planit është paraparë që deponia inerte të jetë në Gaç, por është hasur në një mospajtueshmëri nga ana e banorëve të asaj zone të cilët kanë qenë kategorisht që në atë zone të zhvendoset deponia për materiale inerte,u shpreh për televizionin Teuta sekretari I Sekretariatit për çështje Komunale,Mustafë Gorana.

Gorana tha se janë duke  analizuar terenit se ku do të ishte zgjidhja më e përshtatshme për bartjen e mbeturinave inerte , I cili sipas Goranes nuk do të shkaktoje asnjë dëm, por gjer më tani nuk është gjetur një vend i përshtatshëm.

“Mungesa e deponisë inerte ka rezultuar me këtë situate që kemi sot, kemi një qytet jo të pastërt. Derisa mos të caktohet vendi ku do të jetë deponia për hedhjen e mbeturinave të ngurrta dhe inerte do të kemi problem që reflektohen me një qytet jo të pastërt.

  • 1

    Radio