Sociale Më shumë

Gorana: Po punohet në sanimin e problemeve të ndryshme

Prej tvteuta16:51, 4 Mars 2017

Sekretari për çështje komunale Mustafë Gorana , për Televizionin Teuta u shpreh se në vazhdën e punëve dhe të aktiviteteve të përditshme përpiqen që të jenë afër qytetarëve dhe të zgjidhin problemet me të cilat ata ballafaqohen.

Gorana tha se për momentin janë duke punuar në Mëhallë të Re , pikërisht në rrugën e cila bënë lidhjen e kësaj lagje me Meterizin. Në këtë zonë ka qënë një gropë e madhe  e cila ka paraqitur rrezik për kalimtaret këmbesor si dhe për automjetet. Për zgjidhjen e këtij problemi kanë filluar punimet në ndërtimin e murit mbrojtës, dhe kështu rreziku në këtë lokacion nuk do të jetë më shqetësim për qytetarët e komunës se Ulqinit. Sekretari Gorana shtoj se gjithashtu janë në fazën e rregullimit të tregut të gjelbërt në Katërkollë.

“Kemi arritur që të kemi një marrëveshje me pronarët e tokave me qellim që Komuna ta shfrytëzojë atë tokë dhe të rregullohet ajo pjesë ashtu siç e meriton dhe jo të jetë vend për hedhjen e mbeturinave”, shprehet sekretari Gorana.

  • 1

    Radio