Sociale Më shumë

Gorana: Kryerësi i punimeve premton se rruga do të jetë gati për sezon

Prej tvteuta15:29, 14 Maj 2019

Punimet në rrugën Ulqin-Krythë janë duke vazhduar, por akoma ka edhe shumë për të bërë deri në përfundimin e saj. Në Komunën e Ulqinit thonë se kanë marrë premtim nga kryerësi i punimeve se rruga do të hapet për qarkullim në fillim të qershorit, por me siguri nuk do të jetë komplet e përfunduar. Sekretari për veprimtari komunale, Mustaf Gorana, tha se cilësia e punimeve , e cila disa herë ka qenë objekt debati, në disa vende ka ngjallur ankesa nga qytetarët, të cilët ato ia kanë përcjellur kryesit të punimeve. Ai shprehu besimin se ato vërejtje do të merren parasysh , pasi bëhet fjalë kryesisht për zona të banuara.  

  • 1

    Radio