Sociale Më shumë

Gorana : Jemi në përfundim të punimeve të cilat lidhen me infrastrukturën

Prej tvteuta16:26, 3 Mars 2018

Në janar të këtij viti  zyrtarisht u bë hapja e rrethrrotullimit në qendër të qytetit, një investim i rëndësishëm që për qellim kishte që ti japë zgjidhje problemit të trafikut të rënduar në Ulqin. Ky projekt i realizuar tërësisht me mjete buxhetore, arriti koston e  290 mijë euro. Mbikqyrësi i këtyre punimeve, sekretari për veprimtari komunale Mustafë Gorana , thotë për Televizionin Teuta se përfundimi i punimeve do të finalizohet me vendosjen e gjelbërimit. Një numër i madh i punimeve janë kryer pothuajse gjatë një periudhe të njëjtë kohore , çka ka shkaktuar edhe shqetësim tek qytetarët.

Sekretari Gorana shprehet se përkundër ankesave nga ana e tyre , me përfundimin e këtij projekti është vërejtur edhe kënaqësi për realizimin e këtij investimi . Në fazën përfundimtare është furnizimi më energji elektrike i ndërtesës në Pinjesh, dhe do të mbesë edhe kryerja e asfaltimit te rrugës që çon deri tek kjo ndërtesë. Në proces pune është edhe përfundimi i punimeve në kalldramimin e rrugëve në Mehallë të Re. Të gjitha këto investime sekretari Gorana shton se janë të parapara me buxhetin e Komunës së Ulqinit dhe kanë për qellim  rregullimin e infrastrukturës së qytetit.

  • 1

    Radio