Gorana: Investimi në “Plloçë” do të kryhet para sezonit
Prej tvteuta18 April 2017
Sekretari për verimtari komunale në Komunën e Ulqinit, Mustaf Gorana, tha për televizionin Teuta se në përpilim janë një numër i konsiderueshëm i projektesh të cilët do të kryhen gjatë këtij viti. Investimi në rregullimin e shetitores dhe trotuarit në rrugën që çon për në Ranë, në vendin e njohur si “Plloça”, do të kryhet para fillimi të sezonit, pasi tenderi veç është shpallur dhe pritet që punimet të fillojnë muajin e ardhshëm. Sa i përket rregullimit të Mëhallës së Re, Mustafa tha se ky është një projekt shumë më i madh , dhe se procedurat do të kryhen së shpejti por realizimi do të fillojë pas verës.